FNSH shpëton jetën e Eranda Libohovës dhe Kastriot Tushës (FOTO-LAJM)

Përmbytjet masive që përfshinë vendin kanë prekur shumë edhe Fushë-Krujën. Mësohet se janë evakuuar dhjetëra familje, por ende shumë njerëz kanë mbetur në çatitë e shtëpive.

Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë kanë ndërhyrë me helikopter në Derven ndërkohë që Albeu.com mëson se ditën e sotme në orën katër të mëngjesit, ata kanë arritur të shpëtojnë edhe këngëtarët e njohur shqiptarë Eranda Libohova, Kejsi Tola dhe tenorin e mirënjohur Kastriot Tusha.

Makina e Eranda Libohovës është zhytyr thellë në ujë duke rrezikuar edhe jetën e këngëtarëve të cilët fatmirësisht kanë marrë ndihmën e nevojshme.

Ju i gjeni edhe me imazhe në galerinë më lart të sjellë nga Albeu.com.

Ndërkohë situata në të gjithë vendin vazhdon të jetë shumë problematike. /albeu.com/


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu