Foli “Msusi”, ja çka thotë për VMRO-DPMNE dhe planin e saj

Udhërrëfyesi i publikuar dje nga partia e Nikolla Gruevski, VMRO-DPMNE, si mënyre për dalje nga kriza politike, është i pa pranueshëm për partitë parlamentare shqiptare. Ata vlerësojnë se Gruevski nuk ka kredibilitet për të ofruar zgjidhje, ndërkaq pranimi i një dokumenti të tillë, do ta thellonte edhe më shumë krizën, njofton Portalb.mk.

Kështu, Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI), zbatimin e të njëjtës e vlerëson si izolim të Maqedonisë, si në aspekt politik, por edhe atë ekonomik.

“Kjo mënyrë e zgjidhje së krizës politike e propozuar nga VMRO-DPMNE aspak nuk ka të bëjë me zgjidhje të saj, përkundrazi ajo do ta thellojë edhe më shumë atë. Udhërrëfyesi nuk paraqet asgjë tjetër më shumë se sa tërheqje e vëmendjes drejt VMRO-DPMNE-së”, ka thënë anëtari i kryesisë qëndrore e BDI-së, Rafiz Aliti.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu