Forcat izraelite plagosin 12 palestinezë gjatë një bastisjeje në Bregun Perendimor

Ushtarët izraelitë plagosën 12 palestinezë gjatës bastisjes në një kamp refugjatësh në Bregun Perëndimor të okupuar dhe arrestuan tre persona, prej të cilëve një ishte grua, transmeton Anadolu Agency (AA).

Burimet lokale theksojnë se bastisja u krye në kampin Al-Amari pranë Ramallahut. Ushtarët izraelit ndaj reagimit të palestinezëve ndërhynë me plumba të vërtetë dhe plumba gome.

Sipas Ministrisë palestineze të Shëndetësisë, dhjetë palestinezë u plagosën nga plumbat e vërtetë dhe dy nga plumbat e gomës. Nuk ka të plagosur që janë në rrezik për jetën.

Dëshmitarët okularë thanë se tre persona nga e njëjta familje u arrestuan dhe një grua ishte mes tyre. Ushtria izraelite deklaroi se gjatë bastisjes në kampin Al-Amari, një ushtar izraelit u plagos në këmbë me armën e tij.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu