Forcat serbe mblidhen në Bujanoc?

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti tha se ka informacione që është rritur prania e xhandarmërise serbe në Bujanoc. Këtë deklaratë e dha pas deklaratave për bashkimin e Luginës të presidentit, Hashim Thaçi.

Një gjë të tillë e ka konrmuar për Indeksonline edhe kryetari i Bujanocit, Shaip Kamberi.

“Po, është e vërtetë. Ka dukje të xhandarmërisë serbe në rrugë. Poashtu, në disa vendbanime kanë dalë dhe po e kontrollojnë trakun.

Dy ditët e fundit janë tërhequr paksa, por ka lëvizje” ka thënë Kamberi.

Ish deputeti shqiptar në Parlamentin serb tha ditë më parë se shqiptarët e Bujanocit kërkojnë që e drejta e shprehur nga popullata shqiptare të gjendet në tavolinën e bisedimeve në Bruksel.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu