Forcat Speciale të Shqipërisë zbarkojnë në Gjermani (FOTO)

Forcat Speciale Shqiptare kanë nisur stërvitjen në Hohenfels të Gjermanisë.

Stërvitja po zhvillohet përkrah 4 100 Forcave Speciale nga vende aleate të Aleancës.

Lajmi u bë me dije nga Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka përmes një statusi në Facebook, ku nënvizon se më të mirët stërviten me më të mirët.

Ministrja ka publikuar edhe foto nga stërvitja, e cila po zhvillohet dhe në temperatura mjaft të ulëta, nën zero gradë celsius.

Kjo stërvitje vjen në kuadër të impenjimit të vendit tonë në aleancën e Atlantikut, NATO.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu