ANKARA (AA) – Të paktën 26 terroristë u neutralizuan në operacionet anti-terroriste të forcave turke të sigurisë të ndërmarra në shtatë ditët e fundit, raporton Anadolu Agency (AA).
Ministria e Punëve të Brendshme e Republikës së Turqisë njoftoi se forcat e sigurisë kanë kryer në total 2.156 operacione anti-terroriste gjatë javës së kaluar.
Gjatë këtyre operacioneve, thuhet më tej në deklaratë, u vranë rreth 12 presona dhe u arrestuan 9 pjesëtarë të organizatës terroriste PKK. Më shumë se 5 terroristë janë dorëzuar tek forcat turke të sigurisë.
Në mesin e të neutralizuarve ishin edhe 5 pjesëtarë të rangut të lartë të PKK-së që ndodheshin në listën e terroristëve më të kërkuar në Turqi.
Ministria gjithashtu tha se gjatë javës së kaluar policia arrestoi të paktën 62 persona të dyshuar që kanë ndihmuar organizatën terroriste PKK.
PKK është një organizatë separatiste në listën e grupeve terroriste në Turqi, Bashkimin Evropian (BE) dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA).