Lideri i VMRO-BND, Krasimir Karakaçanov është zgjedhur njëri nga zëvendëskryeministrat në Qeverinë e re bullgare të Bojko Borisov. Qeveria ka marrë shumicën e votave, ndërsa Krasimir do të ketë rol të rëndësishëm në politikat rajonale, informon INA.
Ai është i njohur për mohimin e identitetit maqedonas, duke theksuar se në Maqedoni jetojnë bullgarë. Karakaçanov vazhdimisht me partinë e tij ka kërkuar që të njihet komuniteti bullgar në Maqedoni. (INA)