Forumi i Patriotëve maqedonas kërcënon Talatin. Mos gabo me shqipen ti drejtosh seancat

Forumi i Patriotëve Mendjelirë përmes një komunikate për media e dënon sjelljen dhe provokimet e deputetëve shqiptar në Parlamentin e Maqedonisë, njofton agjencia e lajmeve INA.

Ata kërkojnë nga kryeparlamentari i ri, Talat Xhaferi që të sillet në pajtim me Kushtetutën dhe dispozitat pozitive.

“Për ne është i papranueshëm patriotizmi dhe sjellja e tij në Parlament. Zotëri Xhaferi, si kryeparlamentar duhet të tregoheni i zgjuar dhe të silleni në drejtim të uljes të tensioneve, e jo me lëvizjet tua të bësh të kundërtën. Shpresojmë se nuk do të vazhdosh me provokimet dhe të paralajmërojmë, as mos ta mendosh që seancat e ardhshme ti drejtosh në gjuhën shqipe ”, theksohet në reagim.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu