Në avionin e kompanisë libiane “Buraq Air” gjatë fluturimit nga Tripoli deri në Niameya, kryeqendra e Nigerit, është lindur një fëmijë mashkull, transmeton Anadolu Agency (AA).
Siç shkruan CNN, nënën gjatë lindjes e kanë ndihmuar anëtarët e ekuipazhit dhe pasagjerët. Kompania libiane njoftoi se foshnjes i ka ofruar fluturime falas në linjat e saj gjatë gjithë jetës.
Në faqen e Facebook-ut kompania theksoi se janë shumë të lumtur se nëna me sukses ka lindur pikërisht në mjetin e tyre të fluturimit.
Është interesante se nëna i dha emrin fëmijës sipas kapitenit të avionit në të cilin lindi, Abdul Baset.