Fotot e lojtarëve të Kosovës në lot po bëjnë xhiron në internet (FOTO)

Kosova nuk arriti dot ta çonte deri në fund ëndrrën e saj në këto eleminatore të Europianit dhe të kualifikohej në këtë turne prestigjoz. Mbrëmjen e djeshme, ata humbën me Çekinë me rezultatin 2-1 dhe tashmë shpresa e vetme për Europianin mbetet nga Liga e Kombeve.

Humbja ndaj Çekisë, ka bërë që të ketë zhgënjim të madh te futbollistët e Kosovës, që dhënë gjithçka për të realizuar ëndrrën e një populli. Zhegrova, Vojvoda e shumë lojtarë të tjerë u panë në lot pas kësaj ndeshje. megjithatë tifozët kosovarë iu dhanë mbështetje maksimale çunave të tyre.

‘Faleminderit, faleminderit, faleminderit’ ishin thirrjet e ‘Dardanëve’ drejtuar lojtarëve, që me ndeshjet e tyre emocionuan një popull të tërë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu