FR-BDI në Dibër i kundërpërgjigjet Lëvizjes BESA për deponinë

Pas ultimatumit të Lëvizjes BESA ndaj komunës së Dibrës që udhëhiqet nga Ruzhdi Lata i BDI-së, ka pasuar reagimi i Forumit Rinor të BDI-së. Ky reagim vjen pasi që dega e Lëvizjes BESA në Dibër përmes një shkrese kërkoi që kryetari i komunës të pastroj deponinë, ose në të kundërtën ata të lejohen që ta pastrojnë.

Ja reagimi i plotë.

“Edhe analfabetë, edhe mbahen të mençur!
Përmes një letre të protokoluar para se të shkruhet, “besatarët” e Dibrës na paskan lëshuar ultimatum deri te Komuna e Dibrës!  Me të vërtetë e paskrupullt!

Ata mundohen që politikë të bëjnë me një problem jetësor të Dibrës-Deponinë e qytetit, për të cilën me shumë përkushtim po punojnë organet e komunës.

E kanë të natyrshme dhe të profilit të vet këta të pacipë! Pasi keqpërdorën varfërinë e qytetarëve dhe ndihmat që ata i shpërndanin për ta, dhe pasi keqpërdorën fenë, ata mundohen që të keqpërdorin për çështje politike tani edhe segmente të tjera sensuale të qytetit.
Mirëo qytetarët dibranë nuk i hëngrën forat e sektit BESA dhe të e treguan  në zgjedhjet e 11 dhjetorit , kur Besa ngeli partia e fundit në Dibër.

Sidoqoftë, edhe pse kryetari i Komunës së Dibrës u premtoi që pastrimin e deponisë së Dibrës do ua lërë Levizjes Besa, sepse ata përmes pastrimit të fondeve të dyshimta në emër të fesë dhe humanizmit, ia kanë marrë dorë pastrimit.  Por para se të fillojë me pastrimin e  Deponisë, ne i kërkojmë Lëvizjes Besa që të tregon se nga i morrën milionat në emër të jetimëve dhe shpërndarjes së fesë , apo doni që t’ua publikojmë ne!/ina


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu