Franca dhe Gjermania kërkojnë që Shqipëria të heqë nga duart e popullatës armët dhe municionet luftarake para se vendi të bëjë hapa të tjerë për anëtarësimin në BE. Drejtori i Ministrisë Federale Gjermane të Punëve të Jashtme, Marcus Bleinroth, tha se kjo çështje duhet trajtuar me përparësi.
Gjatë një takimi për kontrollin e armëve në Ballkanin Perëndimor, ai u shpreh:
“Hiqni armët nga duart e popullatës. Vetëm në këtë mënyrë ju mund të bëheni dhe anëtarë të BE.”
Ambasadori Special për Rrezikun nga Krimi Ndërkombëtar, në ministrisë e jashtme franceze, Jean-Claude Brundet u shpreh se trafikimi i armëve është një kërcënim global.
Brundet deklaroi:
“Trafikimi i armëve të kalibrit të vogël dhe të mesëm është kërcënim për të gjithë.”
Shqiptarët janë një popull i cili e ka shumë të lehtë për të gjetur një armë, e trashëguar kjo edhe nga historia e keqe e shpërthimit të depos së armëve. Mirëpo, pavarësisht se ka kaluar shumë kohë, kjo vazhdn të mbetet një problem për vendin.










