Një numër rekord i grave kanë fituar një vend në Parlamentin e Francës, kështu tregojnë rezultatet e zgjedhjeve parlamentare të mbajtura dje, kjo pasi partia fituese e Presidentit Emmanuel Macron, LREM, përpiloi një listë ta balancuar gjinore të kandidatëve për deputetë.
Nga totali i 557 deputetëve të rinj të zgjedhur dje, 233 prej tyre janë gra të cilat kanë fituar nga një vend në parlament.
Po ashtu, kjo e radhit Francën nga vendi i 64-t në vendin e 17-t në botë për përfaqësim femëror në parlament dhe në të 6-in në Evropë, duke e tejkaluar Britaninë dhe Gjermaninë.
LREM, e cila e fitoi shumicën dërrmuese në zgjedhjet parlamentare të së dielës, ka përqindjen më të lartë të grave të zgjedhura në Parlament (47%).










