Franca vendi i radhës me shifra alarmante: Kaq persona të vdekur nga koronavirusi për një ditë

Një ndër vendet më të prekura nga koronavirusi në Europë është edhe Franca, ku çdo ditë e më shumë numri i viktimave nga ky virus po rritet.

Së fundmi është raportuar se 292 njerëz kanë vdekur në këtë vend, si pasojë e infektimit nga virusi korona, duke çuar në 2 mijë e 606 numrin e përgjithshëm të viktimave.

Përpos të vdekurve, në Francë për vetëm 24 orë u konfirmuan rreth 3000 raste të reja të infektimeve dhe numri i përgjithshëm shkoi në mbi 40 mijë të infektuar.
Franca është vendosur nën masa të kufizimit të lëvizjes që nga 17 marsi. Kryeministri francez, Edouard Philippe, tha të premten se kufizimet do të mbesin në fuqi të paktën deri më 15 prill.

Ministri francez i shëndetësisë, Olivier Veran, njoftoi të shtunën se qeveria i ka porositur mbi një miliard maska, shumica prej të cilave do të importohen nga Kina.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu