Freskim Rama, djaloshi që mahnit jurinë e “American Idol”, i këndon Kosovës

Se Kosova është “fole” e shumë artistëve të talentuar po dëshmohet çdo ditë e më shumë.I fundit që po bën krenarë shqiptarët është këngëtari nga Kosova, Freskim Rama me emrin artistik “Kim”, i cili ngjiti audicionet e American Idol, spektakli më i ndjekur në SHBA për zbulimin e talenteve të reja.

Djaloshi nga Kosova, 25-vjeçar, nisi audicionin me këngën “Heal” të Tom Odell”, por e përfundoi me këngën e njohur shqiptare “Oj Kosovë, oj nëna ime”.

“Kim” ishte zhvendosur gjashtë vjet më parë në Amerikë për të ndjekur ëndrrën e tij në American Idol, dhe në klipin prezantues nuk e la pa përmendur edhe Kosovën, si dhe periudhën e 99-tës kur edhe ishte lindur.

Ai mahniti jurinë prej tre anëtarësh të artistëve të njohur ndërkombëtarë si Katy Perry, Luke Bryan dhe Lionel Richie.

Zëri i tij melodik dhe stili i tij i të kënduarit bëri që të merrte dritën jeshile nga tre anëtarët e juristë së American Idol për të vazhduar në fazën tutje të spektaklit.

Madje, njëri prej momenteve që po ashtu duhet të veçohet në këtë audicion ishte edhe kur këngëtarja e njohur amerikane, Katy Perry përmendi Kosovën dhe Shqipërinë.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu