“Frika” nga VLEN, Ahmeti heq dorë nga, Struga, Gostivari, Dibra

Bashkimi Demokratik për Integrim mbrëmë ka mbajtur mbledhjen e organeve qendrore ku kanë marrë vendim për lidhjen e koalicionit mes dy ASH-ve, atë të Selës dhe atë të Taravarit.

Ajo që bije në sy është se Bashkimi Demokratik për Integrim si pasojë e frikës nga humbja nga koalicioni VLEN dy krahëve të një partie u ka falur disa nga komunat më të fuqishme në vend.

Duke filluar nga ajo e Gostivarit, të cilën ja ka falur Taravarit, e duke dalë tek Struga të cilën Ahmeti ka vendosur tja falë Selës.

Kjo pritet të sjellë paknaqësi të shumta brenda integristëve sepse dy ASH-ve u është dhënë edhe Tearca, Dibra po edhe Haraçina.

Pritet të shohim se si do të performojë ky koalicion “interesi” në zgjedhjet e tetorit.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu