Frikë nga ndonjë sulm i mundshëm rus? Presidenti i Polonisë: Duhet të përgatitemi

Presidenti i Polonisë, Karol Nawrocki, i tha kanalit televiziv francez LCI se Polonia duhet të hyjë në programin e Ndarjes së Energjisë Bërthamore dhe të ketë energjinë dhe armët e veta bërthamore.

“Unë besoj se Polonia duhet të bëhet pjesë e programit të Ndarjes Bërthamore dhe të ketë kapacitetet e veta bërthamore, energjetike dhe ushtarake. Është pjesë e partneritetit polako-francez bazuar në Marrëveshjen e Nancy, të cilën do të jem i lumtur ta nënshkruaj”, tha Nawrocki.

Presidenti polak vazhdoi kështu iniciativën e paraardhësit të tij në krye të Polonisë, Andrzej Duda, i cili ua propozoi disa herë aleatëve amerikanë, por SHBA-të gjithmonë paralajmëronin se Polonia as nuk po mendonte të bashkohej me vendet e pakta ku janë të vendosura raketa amerikane me koka bërthamore.

Megjithatë, Franca dhe Britania e Madhe premtuan se do t’i sillnin nën ombrellën e tyre bërthamore edhe aleatët evropianë, veçanërisht në krahun lindor të NATO-s.

Nawrocki i tha televizionit francez se ishte shumë herët për të folur për kokat bërthamore polake, por se Polonia do të duhej t’u bashkohej programeve bërthamore të aleatëve dhe paralajmëroi se gjithmonë ekzistonte mundësia që Rusia të sulmonte NATO-n, të paktën vendet baltike.

“E di se çfarë stili negociues ka Vladimir Putin. Në Evropë, ne po përballemi me një luftë hibride. Duhet të kemi parasysh të gjitha skenarët dhe të jemi të përgatitur. Duhet të mbështesim të vetmin person që është në gjendje të negociojë me Putinin për të gjetur një zgjidhje, dhe ai është Presidenti i SHBA-së Donald Trump”, tha Navrocki.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu