Një tjetër falsifikim me produktet ushqimore ka ndodhur në vendin tonë, e për këtë janë marë masat përkatëse nga organet kompetente. Drejtori i AKU në Durrës, ka njoftuar se gjatë inspektimit në Njësinë Administrative Sukth është gjetur një magazinë e tipit stallë, ku bëhej falsifikimi i produkteve të ndryshme ushqimore. Produktet në fjalë etiketoheshin me etiketa false.
“Aktualisht trupa inspektuese nën drejtimin e Drejtorit Rajonal të Autoritetit Kombëtar të Ushqimit Qarku Durrës Z. Sefer SEFA, janë prezent në vëndngjarje. Unë jam këtu për të vepruar sipas ligjit dhe për të menduar për shëndetin publik, e cila është pjesa më e rëndësishme e institucionit të cilin përfaqësoj, për këtë arsye Drejtoria Rajonale e Autoritetit Kombëtar të Ushqimit Qarku Durrës, do të zbatojë më rigrozitet ligjin dhe do të veprojë me tolerancë zero ndaj subjekteve të cilët e ushtrojnë aktivitetin e tyre në shkelje të dispozitave ligjore.
Ne si drejtori kemi për qëllim dhe detyrë vendosjen e bazave për sigurimin e një niveli të lartë të mbrojtjes së shëndetit të njerëzve dhe popullatës”, thuhet në njoftim.











