Fshati mysliman në Shqipëri që kujdesen për 5 kishat e tij

Ekziston një fshat mysliman në Shqipëri që mirëmban 5 kishat e tij.

Në fshatin Kërçisht të Sipërm në Njësisë Administrative Maqellarë në Bashkinë Dibër kanë mbetur 50 familje. Edhe pse i përkasin besimit mysliman, ata kujdesen të mirëmbajnë të gjitha kishat e ndërtuara kohë më parë në këtë fshat.

Banorët tregojnë se janë 5 kisha, ajo e “Shën Dhimitrit”, “Kral Kërçini”, “Shën Spahia”, “Shën Sotir” dhe “Shën Pobrazhi”.

“Gjysma e fshatit ka qenë ortodoks. Nuk ka rëndësi nëse është kishë apo xhami, kujdesemi.”

“Nuk i prek njeri se janë të shenjta.”

“Nuk ka lidhje besimi, është pjesë e hershme kjo punë. Marrëdhëniet i kemi pas me pjesën tjetër shumë në rregull. Xhamia ka pjesën e vet, shprehet njëri nga banorët.”

Banorët që jetojnë aty thonë se ka një interes të turistëve, nisur edhe nga objektet monument kulture siç janë kishat

“Vijnë turistë shumë, vijnë gjermanë shumë, polakë, çekë.”

“Ka kishat, ka terrenin, pjesë turistike është.”

Fshati Kërçisht i Sipërm ndodhet 3.5 kilometra nga Maqellara e rreth 7 kilometra nga kufiri me Maqedoninë e Veriut.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu