I ftohti Siberian mbërthen Maqedoninë. Në Mavrovë 68 centimera borë

I ftohti siberian ka mbërthyer të gjithë territorin e Maqedonisë. Ngricat dhe temperaturat disa grade nen zero do te jene prezentë ne çdo qytet te vendit.

Në Mavrovë sot në mëngjez janë shënuar temperaturat më të ulëta prej -20 gradë, ndërsa trashësia e rreshjeve të borës ka arritur deri në 68 centimentra.

Edhe në qytete tjera të Maqedonisë në këto momente është duke rënë borë. Lartësia e shtresës së borës është 49 centimentra në Pozharan, 45 në Lazaropole, 28 në Tetovë, 27 në Dibër, 8 në Shkup etj.

Gjithashtu në shumicën e qyteteve janë shënuar temperature të ulëta prej -10 deri në 15 gradë./ina


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu