Fuere: Ivanov të japë dorëheqje ose të shkarkohet nga parlamenti

Mbi vendimin e presidentit të Maqedonisë, Gjorgje Ivanov, i cili refuzoi t’i japë kreut të LSDM-së dhe partive shqiptare mandatin për formimin e qeverisë së re, ka reaguar edhe ish-ambasadori i Bashkimit Evropian (BE) në Shkup, Ervan Fuere.

Ai thotë se nuk është hera e parë që presidenti i Maqedonisë po e shkel Kushtetutën e vendit të tij.

“Kjo nuk është hera e parë që presidenti po tregon se nuk është i aftë që ti përfaqësojë interesat e shtetit. Vendimi i tij i fundit është treguesi më i mirë i shkeljes së normave Kushtetuese dhe për këtë ai duhet të japë dorëheqje ose të shkarkohet nga detyra”, thotë Fuere, për emisioni 360 Shkallë.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu