Kryetari i shtetit Gjorgje Ivanov edhe këtë vit organizoi në Ohër “Shkollën për të rinj”. Për gjatë tetë vteve rradhazi në këtë shkollë kanë marrë pjesë rreth 300 të rinj.
InfoShqip.com intervistoi Funda Ibraimin, studente e Financës dhe KOntabilitetit, pjesëtare e kësaj shkolle. Ajo shprehet se pjesmarrja në këtë shkollë i ka ndihmuar si në aspektin personal ashtu edhe në atë profesional dhe se i’a sygjeron gjithë të rinjve.
Në vazhdim intervista e plotë nga InfoShqip.com:
InfoShqip: Kush është Funda Ibraimi, na flisni pak për biografinë tuaj?
Funda Ibraimi: Ekonomiste e diplomuar në UEJL si studente e gjeneratës me mesatare 10.00, një semestër studente në Fakultetin Ekonomik në Universitetin Gent, Belgjikë në kuadër të programit Basileusi financuar nga Komisoni Evropian.
Aktualisht e punësuarnëkompaninë Ecolog, Tetovë si dhe studente në studimet posdiplomike Financa dhe Kontabilitet pranë UEJL.
InfoShqip: Cila është përvoja që keni fituar tek “Shkolla për udhëheqësit e Rinj” të Presidentit Ivanov?
Funda Ibraimi: “Shkolla për udhëheqësit e Rinj” ishte një përvojë jashtëzakonisht e rëndësishme si për zhvillimin tim personal ashtu edhe për atë profesional.
Gjatë 10 ditëvetëtrajnimit, unë kisha rastin të dëgjoj një numër të madh të storieve të sukseseve dhe arritjeve, të njoh 40 të rinj me ambicie dhe vullnet për një të ardhme më të ndritur.
Tematikat e shtjelluara gjatë kësaj shkolle ishin nga më të ndryshmet si lidershipi, zhvillimi i bizneseve, zhvillimi i aftësive menaxhuese.
Ajo që e dallon këtë shkollë nga llojet tjera të trajnimeve ishte shumëllojshmëria e tematikva të diskutuara, ligjërues nga sfera të ndryshme të bizneseve më pervoja nga më të ndryshmet.
InfoShqip: Cilët ligjërues ju dhanë përshtypjen më të mirë te “Shkolla e Udhëheqësve të Rinj”, na flisni për njohuritë, vizionin dhe pikëpamjet tuaja?
Funda Ibraimi: Ne kishim rastin të degjojmë ligjërata nga më shumë se 30 ligjërues nga Maqedonia dhe shtete tjera të cilët karrierën e tyre e kishin filluar nga një moshë shumë të re dhe sot prekin majat e suksesit në sferat ku veprojnë.
Storiet e gjithë ligjërusve ishin shumë motivuese dhe nxitëse, nuk mund të përcaktohem tek një ligjërues sepse gjithë më kanë lënë përshtypje.
Nuk dua të tinglloj si feminsite, mirëpo mund t’i vecoj ligjërueset e gjinisë femërore të cilat I kanë tejkaluar barrierat gjinore dhe sot janë të suksesshme edhe në profesionin e tyre edhe në familjet e tyre. Ato me storiet e tyre na dëshmuan edhe një herë se gjinia ështe pengesë vetëm tek ata persona që kanë ambicie të kufizuar.
InfoShqip: Cila është përshtypja juaj për Presidentin e shtetit Gjorgje Ivanov?
Funda Ibraimi: Në ditët e para të trajnimit ne mësuam që një lider i suksesshëm është ai i cili gjatë rrugëtimit të tij me vizionin dhe misionin e tij krijon pasardhës të tjerë.
Unë mendoj se Z. Ivanov me iniciativën e tij për themelimin e një shkolle të tillë tregon që ai ka besim të plotë në aftësitë që i posedon rinia e vendit tonë dhe thjesht me kontributin e tij në këtë sferë tashmë 9 vite, ndihmon në krijimin e liderëve dhe njerëzve të suksesshëm që tregon shumë për karakterin e tij si udhëheqës.
InfoShqip: Sa janë interesuar mediat shqiptare për këtë shkollë?
Funda Ibraimi: Me sa jam e informuar personalisht, edhe gjatë periudhës kur aplikova për këtë shkollë, interesimi i mediave maqedonase ishte i madh dhe shpallja ishte publikuar edhe në disa portale maqedonase mirëpo jo në ato shqiptare, e njëjta ishte dhe pas përfundimit të shkollës.
Portali juaj ‘InfoShqip.com’, është i pari që shpreh dëshirë të di më shumë për këtë inicativë si dhe për përvojën time personale. Mendoj se mediat tona duhet të angazhohen pak më tepër në informimin e opinionit për këto lloje të evenimenteve dhe aktiviteteve sepse janë në benefit të rinisë sonë.
InfoShqip: Një porosi nga ju për të gjithë të rinjtë në shtetin tonë?
Funda Ibraimi: Besoj shumë në faktin se vendi ynë ka rini me shumë potencial, ambicie dhe njohuri. Mesazhi im për të gjithë të rinjtë e vendit tim është mos ndalen së kërkuari mundësi të reja, të shfrytzojnë çdo mundësi që i’u del përpara dhe mos lodhen duke punuar në zhvillimin e tyre akademik dhe profesional sepse vetëm njohuria dhe përvoja mund të hap dyer të reja drejt një të ardhme të sukseshme./InfoShqip.com