Funksionarët e Aleancës për Shqiptarët sot dorëhiqen të gjithë

Funksionarët e ASH-së në mënyrë kolektive sot do të dorëzojnë dorëheqjet në Qeveri.

Largimi i Aleancës për Shqiptarët nga Qeveria vjen pak ditë pas votimit të ministrit të Shëndetësisë nga radhët e LSDM-së, dikaster të cilin deri para zgjedhjeve lokale e drejtonte Aben Taravari i Aleancës për Shqiptarët.

Në këmbim të Shëndetësisë, Zaev i ofroi subjektit të Selës zv/Kryeministrin për zbatimin e reformave, por i pari i Aleancës këtë organ e kryqëzoi si zëvendëskryeministri për byrek dhe për të njëjtën tha se duhet ta udhëheq BDI-ja.

Pas vendimit për të dalë nga qeveria, Sela tha se do të mbështesin ligjet dhe reformat e nevojshme për në BE. /albeu


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu