Funksionarët e Bashkimit Demokratik që morrën pjesë në ditëlindjen e Ahmetit gjobiten me nga 20 euro

Ministria e Brendshme bën me dije për Alsat se ka gjobitur 8 persona me nga 20 euro secili për mbledhjen e funksionarëve të Bashkimit Demokratik për ditëlindjen e liderit të tyre, Ali Ahmeti.

Alsat ka mësuar nga burime në Ministrinë e Brendshme se 8 urdhra pagese me nga 20 euro secila janë dërguar tashmë për disa nga të ftuarit në zyrën e Artan Grubit. Midis tyre janë lideri Ali Ahmeti, nikoqiri Grubi, si dhe për Bujar Osmanin.

Ditëlindja e 62-të e Ali Ahmetit dhe hapja e lokaleve në ndërtesën e re stil barok prej 14 milion eurosh, ku do të vendoset selia e Ministrisë së re të Sistemit Politik, ishte rasti që udhëheqja më e afërt e Bashkimit Demokratik të mblidhej dy ditë më parë pa maska dhe pa distancë sociale, duke mor respektuar asnjë masë antiCOVID.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu