Chelsea tentoi të hidhej në sulm për Aubameyang pas nënshkrimit të Lukaku me United. Por lajme e këqija për Conte nuk kanë fund.
Aubameyang preferon Milanin dhe duket se është shumë afër klubit italian. Sipas njoftimeve, lojtari i Dortmundit ka një këmbë e gjysmë në Itali, përcjell Albeu.com.
Lojtari i kërkoi Dortumdit që të marrë sa më shumë nga Milan por në fund ta pranojë çfarëdolloj oferte që ata të paraqesin. Aubameyang është i vendosur për të vazhduar me Milanin dhe nuk dëshiron të dëgjojë më oferta të tjera nga klube të ndryshme. /albeu.com/