Partitë politike shqiptare po bisedojnë idenë e bashkimit të forcave rreth një platforme politike karshi bllokut politik maqedonas.
Por, në secilin variantë mazhoranca e re nuk mund të sigurojë më shumë se 71 vota. Në këto rrethana partitë shqiptare nuk kanë gjasa ta realizojnë doktrinën e tyre politike, e cila në shumicën e rasteve kërkon ndryshime të akteve ligjore me 2/3 e votave në Kuvend.
E vetmja gjë, që mund të bëjnë është largimi nga pushtetit të partisë ultranacionaliste të Nikolla Gruevskit, proces që do përcillet me tensione.
Është e rrugës, që partitë shqiptare të jenë transparente para zgjedhësve të tyre, duke ju dëshmuar se nuk janë rrethanat për ta realizuar barazinë mes shqiptarëve dhe maqedonasve.
Megjithatë, largimi i VMRO-së, nga pushtetit do të ishte një fillim i mbarë për ta shpëtuar vendin nga izolimi ndërkombëtarë dhe një mundësi për ta kuptuar mirë konceptin e ashtuquajtur qytetar të Zoran Zaevit.
Të shohim një herë gatishmërinë e tij për kthimin e demokracisë dhe të bashkëjetesës në Maqedoni.
Ndryshe, shqiptarët në Maqedoni nuk kanë se cfarë të bisedojnë për pozita dhe funskione sa për tu rehatuar personalisht.
Rreth 200 mijë votat e tyre janë dhënë për ta goditur fuqishëm regjimin, i cili për vite me rradhë i degradoi rëndë, duke mos ju mundësuar të jetojnë me dinjitet./ina