Furgoni vs Lamborghini në garë, nuk do ta besoni se kush fiton (VIDEO)

Një shofer transit me furgon kishte vendosur që automjetin e vet ta vërë përballë një super-makine në tri palë semaforësh, ndërsa ajo çka pasoi ishte shumë zbavitëse.

Vozitësi i vendosur, të cilin po e filmonte pasagjeri i tij, e gjeti veten prapa një Lamborgjini me ngjyrë të gjelbër derisa udhëtonte përgjatë një rruge kryesore, transmeton Express.

Duke iu afruar semaforëve të parë, Lamborgjini u zhduk nga pamja e furgonit në momentin kur u ndez semafori i gjelbër.

Në semaforin e dytë, shoferi i furgonit ishte paksa më i përgatitur, por lambo prapë ia doli t’i ikte me pak përpjekje.

Por ishte hera e tretë më fat kur, falë pak ndihme nga vozitësit tjerë, shoferi i Lamborgjinit e gjeti veten të ngecur pas një automjeti tjetër, duke ia mundësuar shoferit të furgonit ta rrisë shpejtësinë dhe t’i ikë atij.

Edhe shoferi edhe udhëtari i tij dëgjohet duke brohoritur teksa i ikën Lamborgjinit: “Ia doli, ia doli!”

Shoferi dëgjohet tek thotë: “Kjo po që ishte argëtuese! Klas më ndryshe. Nuk mund ta mposhtesh furgonin! Nuk mund ta mposhtësh furgonin!”


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu