Fushata në ditën e 7-të, ja ku do të jenë Reka, Siljanovska dhe Pendarovski

Fushata për zgjedhjet presidenciale ka hyrë në ditën e shtatë. Kandidatët edhe sot vazhdojnë takimet dhe mitingjet me qytetarët, për të shpalosur programet e tyre zgjedhore, informon INA.

Kandidati për president i radhitur i pari në listen zgjedhore, Blerim Reka, i përkrahur nga ASH dhe BESA do të zhvillojë tubim në Kumanovë.

Kandidatja e VMRO-DPMNE, Gordana Siljanovska do të mbajë tubime në Radovish dhe Strumicë. Paraprakisht ajo do të zhvilloj disa takime dhe vizita në lagjet e Shkupit.

Kandidati i LSDM dhe koalicionit, Stevo Pendarovski do të takojë qytetarët e Sarajit, Çairit, Kisella Vodës dhe Karposhit. Në Shtëpinë e Armatës do të takohet me pensionistë, por do të jetë edhe pjesë e disa aktiviteteve tjera.

Fushata filloi më 1 prill dhe zgjat deri më 19 prill, më pas vijon heshtja 24 orëshe, para votimeve më 21 prill. (INA)


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu