Janë disa yje të futbollit që rrezikojnë të mos marrin pjesë në fazën finale të Kupës së Botës që do të zhvillohet verën e ardhshme në Rusi. Nëse kjo gjë ndodhë, atëherë bota e futbollit rrezikon të humbasë qindra miliona euro.
Lionel Messi, Cristiano Ronaldo dhe Gareth Bale rrezikojnë të mos marrin pjesë në kompeticionin më të rëndësishëm të sportit më popullor në botë. Janë këta emra të rëndësishëm që shtyjnë kompanitë e mëdha të paguajnë shuma marramendëse për sponsorizime dhe reklama. Për këtë arsye FIFA ka frikë se këto mungesa mund t’i kushtojnë shumë sportit.
Argjentinës i duhet një fitore kundër Ekuadroit të mërkurën për t’i siguruar një vend në Kupën e Botës Messi-t, i vetmi lojtar që ka fituar pesë Topa të Artë dhe që konsiderohet nga shumica si më i miri i të gjitha kohërave, shkruan TeleSport. Porugalia dhe Uellsi do të duhet të kalojnë nga “play off”-i për të shkuar në Rusi, ashtu si Italia. Edhe Holandës i duhet më shumë se një mrekulli për t’u kualifikuar.
Frika është se tifozët e futbollit nuk do t’i shohin ndeshjes nëse emrat e mëdhenj nuk do të luajnë. Marcel Knobil, themeluesi i “Brand Council and Superbrands”, ka thënë: “Ashtu si një film ka nevojë për një aktor të rëndësishëm që të ketë sukses, edhe futbollit i duhet kjo gjë. Drejtuesit e FIFA janë të shqetësuar me të drejtë, ata mund të humbasin qindra miliona euro”.









