Një ngjarje e rëndë raportohet nga Misuri. Një çift janë arrestuar pasi kanë abuzuar me djalin e tyre katër muajsh.
Derick dhe Mikala Boyce-Slezak, të dy 22 vjeç nga Park Hills, u akuzuan dhe u burgosën si dhe do të paguajnë një gjobë prej 500 mijë dollarësh.
Ngjarja u sinjalizua kur fëmija e posalindur u dërgua në urgjencën e Spitalit Cardinal-Glennon në prill për një dëmtim në fytyrën e tij. Më pas, siç raporton Daily Journal, fëmija u dërgua në urgjencë për një djegie të shkallës së dytë.
Një djegie e dytë sipërfaqësore ishte gjithashtu e dukshme në pjesën e përparme të kokës së foshnjës. Sipas mjekëve, fëmija po vuan gjithashtu nga një dëmtim në kokë që mund të shkaktojë ënjtje në tru.
Sipas zyrës së Prokurorisë së Qarkut St Francois, gjatë dëshmisë së nënës, ajo tha se dikush e kishte pastruar fytyrën e foshnjës me një substancë të dëmshme duke fshehur krimin e bërë nga vetë ata.
Më pas ajo tregoi se burri i saj Derick e kishte futur djalin e tyre 4-muajsh në mikrovalë për një kohë shumë të shkurtër. Kjo kohë i shkaktoi foshjes djegie në kokë e fytyrë.
Sipas të dhënave të gjykatës, çifti është gjithashtu prindër të një vajze, ndaj së cilës u është hequr e drejta e kujdestarisë.










