Eksperti nga Londra, Emanuel Bajra i ftuar në emisionin “Balkan Talks” me Franko Egro në Euronews Albania ka folur lidhur me luftën në Iran. Bajra gjatë fjalës së tij u shpreh se kjo është një luftë e tricionit.
Sipas tij lufta e tricionit është një plan i kopjuar nga presidenti rus, Vladimir Putin i cili e përdor në Ukrainë. Ai shtoi se më këtë luftë ata vënë në “siklet” armiqtë por edhe miqtë me veprimet e paparashikueshme që ndërmarrin.
”Jemi në një pikë këtu ku nuk e besoj që ka ndonjë trajektor nuk ka ndonjë plan të të përcaktuar ose të vetëmenduar mirë. Është ndërtuar kjo narrativa se Izraeli është ai entiteti që e bindi presidentit Trump të futet në këtë luftë për interesat e veta, por jo.
Amerika është superfuqi. Amerika nuk mund të mbindet e lehtë vetëm nga një fuqi e mesme, e nivelit të rangut të mesëm që është Izraeli, për t’u futur në këtë aventurë. Sepse fundi i fundit mund ta quajmë aventurë, por është aventurë që në fakt pasojat më të mëdha ekonomike së pari është duke i vuajtur Kina.
Pra pse nuk ka plan, Franko? Nuk ka plan për shkak se është luftë e tricionit. Domethënë luftë e cila si të themi është një farë lloj shabloni i përdorur dhe nga në mënyrë paradoksale dhe mund të themi ndoshta deri diku përverse sepse unë e besoj në Ukrainë dhe në të ardhmen e Ukrainës së lirë por është edhe një farë lloj plani shablon i kopjuar nga Putini të cilën e bën, e ndjek me fanatizëm në Ukrianë.
Çfarë është lufta e e tricionit? Lufta e e tricionit është që të gjithë armiqtë tuaj, edhe miqtë tuaj i vënë siklet me paparashikueshmërinë tuaj”, tha ai.
Video:










