Ganiu: 33 projekte të reja dhe 227 milionë denarë për Çairin

Sot, në një ceremoni solemne ✍️ të zhvilluar në prani të Zëvendëskryeministrit të Parë dhe ministër i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, z. Izet Mexhiti, si dhe kryetarëve të komunave, pata nderin të nënshkruaj marrëveshjen për realizimin e projekteve mjedisore që do të zbatohen në territorin e Komunës së Çairit, në kuadër të Programit për Investime në Mjedis për vitin 2025.

Ky program përfshin 33 njësi të vetëqeverisjes lokale dhe mbështetet me një fond prej 227 milionë denarësh 💰 me 43 projekte, i dedikuar për realizimin e projekteve që synojnë përmirësimin e kushteve mjedisore, rritjen e sipërfaqeve të gjelbra 🌳 dhe zhvillimin e qëndrueshëm urban 🏗️.

Përmes këtij angazhimi institucional 🤝, Komuna e Çairit do të implementojë projekte konkrete që adresojnë nevojat ekologjike të territorit tonë, duke kontribuar në rritjen e cilësisë së jetës dhe ndërtimin e një mjedisi më të pastër, funksional dhe të qëndrueshëm për të gjithë qytetarët tanë.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu