Garda Revolucionare: Ngushtica e Hormuzit e mbyllur, çdo kalim do përballet me përgjigje të fortë

“Ne do të parandalojmë çdo anije të kalojë ose të largohet nga portet e vendeve aleate dhe mbështetëse të Amerikës dhe Izraelit, për në çdo destinacion dhe përmes çdo kalimi”, njoftuan të premten Garda Revolucionare.

Garda Revolucionare shtoi se Ngushtica e Hormuzit është e mbyllur dhe çdo kalim përmes rrugës ujore do të përballet me “masa të ashpra”.

Sipas të njëjtës deklaratë, tre anije kontejnerësh me kombësi të ndryshme u shtynë prapa nga Ngushtica e Hormuzit pas paralajmërimeve nga marina e Gardës Revolucionare.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu