Gashi i bindur në fitore më 8 maj: Dallimi mes VLEN dhe BDI do të jetë minimum 5-6 deputetë

Kryetari i Alternativës, Afrim Gashi theksoi në Click Plus në TV21 se gara kryesore në zgjedhje do të jetë mes BDI-së dhe VLEN-it.

“Mendoj se në këto zgjedhje shqiptarët e kanë mjaftë pastër situatën, kurrë më pastër se kaq nuk ka qenë.
Vazhdojmë t’i kemi dy lista tash për tash, dy kampe. Intuita politike më thotë se do të shkojmë me dy lista. Edhe nëse del dikush, do të jetë aq i pa rëndësishëm sa që nuk do të mer asnjë deputet. Deputetët do të ndahen mes kampit të BDI-së dhe VLEN-it”,
theksoi Gashi.

Ai nënvizoi se ka bindjen se fitorja e tyre do të jetë e thellë me mbi 20 deputetë. Ai tha se qytetarët duhet ti japin mbështetje dhe se këto numra do të jenë të nevojshme për të patur fuqi në tavolinën e negociatave, pavarësisht se kush fiton në kampin maqedonas.

“Minimum 5-6 deputetë do të jetë dallimi, minimum, minimum. Ne numrin e deputetëve do ta kemi me numrin 2 përpara, mbi 20”, deklaroi Gashi./INA/


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu