Në një intervistë për “Standard” Afrim Gashi, sekretari i përgjithshëm i Lëvizjes BESA, ka thënë se BESA dhe BDI janë dy gjëra krejtësisht të ndryshme konceptuale dhe ideologjike, si subjekte politike.
Përveçëse dallimet konceptuale, BDI është përgjegjëse për keq qeverisjen 15 vjeçare, në të cilat janë bërë shumë gjëra të këqija ndaj shqiptarëve, a mos të flasim për kriminalitetin dhe korrupsionin, të cilën e sollën si model, ka shtuar Gashi. VMRO – DPMNE dhe BDI ia vodhën më së paku 2 – 3 deputetë BESËS ka thënë tutje Gashi në këtë intervistë.
“Në BDI tashmë ka dy degë të fuqishme brenda saj të ashtuquajtura si VMRO-iste dhe LSDM-iste… Nëse BDI merr vendimin për të qëndruar në opozitë, partia do t’u shkatërrohej për disa muaj, ose ditë, prandaj është fatkeqësi që edhe pas 15 vitesh qeverisje të BDI-së, ende të ketë njerëz që u besojnë përrallave për fëmijë që ata i tregojnë para opinionit”, ka thënë Gashi.