Gashi: Nga gjykata varet se kujt do t’i takoj emri “Besa”

Lideri i sapozgjedhur i Lëvizjes BESA (krahu i Shkupit) Afrim Gashi që sot do të kërkojë takime me liderët e partive parlamentare për të vendosur kontakte të drejtpërdrejta me kryetarët e partive për të bashkëpunuar me ta.

Të parët në axhendën e takimeve janë liderët opozitarë Ziadin Sela i ASH-së dhe Menduh Thaçi i PDSH-së, ndërsa pas tyre Gashi do të kërkojë takim edhe me liderin e BDI-së Ali Ahmeti, kryeministrin Zoran Zaev dhe liderin e VMRO-së Hristijan Mickoski.

Gashi ka deklaruar se do t’i drejtohet gjykatës, për çështjen e emrit, logos dhe vulave të partisë.

Sipas tij, de fakto bëhet fjalë për dy parti politike, por varet nga gjykata nëse do të mbeten Besa, ose do të regjistrohet një parti e re. /albeu


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu