Gashi uron Bashën: Marrëdhëniet ndërmjet shteteve dhe institucioneve tona janë të mbështetura në themele të forta miqësie dhe vëllazërie

Kryetari i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut Afrim Gashi, e ka uruar Dimal Bashën për përzgjedhjen e tij si kryetar i Kuvendit të Kosovës.

Gashi në një postim në rrjetet sociale thotë se nën udhëheqjen e Dimal Bashës do të vazhdojnë marrëdhëniet e mira në mes Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës.

“Në emër të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe në emrin tim personal, kam kënaqësinë të përcjell urimet më të përzemërta z. Dimal Bashës për zgjedhjen si Kryetar i Kuvendit të Republikës së Kosovës. Marrëdhëniet ndërmjet shteteve dhe institucioneve tona, janë të mbështetura në themele të forta miqësie, vëllazërie dhe bashkëpunimi të ndërsjellë”.

“Këto lidhje, që burojnë nga populli, afërsia dhe vlerat tona të përbashkëta, paraqesin një pasuri të përbashkët për qytetarët e të dy vendeve tona. Jam i bindur se në udhëheqjen tuaj do të vazhdojmë t’i thellojmë më tej këto marrëdhënie përmes dialogut të hapur parlamentar, bashkëpunimit rajonal dhe mbështetjes së përbashkët në proceset euroatlantike. Ju uroj suksese të shumta në detyrën fisnike dhe shpreh gatishmërinë time të plotë për bashkëpunim të afërt dhe konstruktiv”, ka shkruar Gashi.

Ndryshe, Dimal Basha sot u votua kryetar i Kuvendit të Kosovës me 73 vota “për” pas plot gjashtë muajve bllokadë në institucionin ligjvënës në Kosovë


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu