Gashi uron zgjedhjen e Papës së ri: Uroj që të sjellë më shumë spiritualitet dhe etikë

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Afrim Gashi ka uruar zgjedhjen e Papës së ri Leo XIV. Në një postim në Facebook, Gashi uron që papa i ri të sjellë më shumë etikë dhe më tepër spiritualitet.

“Në emër të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe në emrin tim personal, kam nderin të uroj zgjedhjen e kreut të ri, të 267-të me radhë, të Kishës Katolike Romake”.

“Në frymën e fjalimit të parë të Papa Leonit XIV (Leo XIV), drejtuar besimtarëve katolikë, shpreh dëshirën që papa i ri të sjellë më shumë përshpirtshmëri e më shumë etikë, ndërsa puna e tij të jetë shteg në rrugën e paqes, të tolerancës fetare dhe të mirëkuptimit ndërmjet popujve, si e vetmja rrugë e drejtë për shpëtimin dhe përparimin e botës, e cila sot po përballet gjithnjë e më shumë me sfidat e konflikteve dhe përplasjeve”, ka shkruar Gashi.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu