Gati marshimi drejt Kryeministrisë, zbulohet skenari i Berishës, Rama e çon Vuçiçin në Elbasan

Vetëm pak minuta na ndajnë nga protesta që ka thirrur dhe organizuar Sali Berisha përballë Kryeministrisë në orën 16:00 kundër vizitës së Presidentit serb në Shqipëri, Aleksandër Vuçiç për nismën “Open Ballkan”.

Mësohet se nga momenti në moment pritet që fillimisht mbështetësit të mblidhen përpara selisë së PD-së dhe më pas me Sali Berishën në krye të drejtohen për te Kryeministria.

Në podiumin e improvizuar përpara selisë së qeverisë përpos Sali Berishës do të ketë edhe disa bashkëpunëtorë të ngushtë të ish-kryeministrit që do të mbajnë fjalim.

Presidenti serb mbërrin në Elbasan në orën 18:30 dhe në 19:00 i zoti i shtëpisë, Edi Rama do të shtrojë darkën zyrtare për delegacionin nga Beogradi dhe Shkupi. Në gatishmëri për të shmangur incidentet do të jenë mbi 600 forca policie.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu