Në sezonin e ri të spektaklit të humorit ‘Portokalli’, u vu re mungesa e shumë aktorëve të cilët janë larguar nga programi.
Edhe aktori Gazmend Paja bëri të ditur se edhe ai mund të largohej, nëse nuk do t’i jepej hapësirë për një personazh të ri që ai dëshironte të vinte në skenë.
I ftuar në “Një kat më lart” ai tha gjithë ç’ishte e nevojshme të thuhej:
“Gjithmonë ka pasur debate pune. Kur njerëzit tentojnë të ngjisin shkallë, mendojnë ndryshe. Nuk kanë gjetur fjalën edhe kaq. Siç ka edhe njerëz që kanë dashur të shkëputen, të marrin një pauzë. Dikush zgjohet dhe bën kërkesa, por jo të gjitha plotësohen.” /albeu.com/










