Gaza, një i vdekur dhe dhjetëra të plagosur gjatë ndërhyrjes izraelite

Një person ka humbur jetën kurse 34 të tjerë janë plagosur si pasojë e ndërhyrjes së ushtarëve izraelitë në protestën e organizuar në Rripin e Gazës, kundër vendimit të SHBA-ve për Jerusalemin, raporton Anadolu Agency (AA).

Të rinjtë palestinezë të cilët dëshironin të protestonin kundër vendimit të SHBA-ve për Jerusalemin, pas namazit të xhumasë u mblodhën në pika të ndryshme të Gazës, në kufi me Izraelin.

Ushtarët izraelitë, të cilët ndodhen në anën tjetër të kufirit ndërhynë tek protestuesit me gaz lotsjellës si dhe me plumba të vërtetë dhe plumba gome. Kurse të rinjtë palestinezë iu kundërpërgjigjën atyre duke hedhur gurë.

Një numër i madh i palestinezëve janë përballur me rrezik nga asfiksimi si rezultat i gazrave të përdorur.

Një person humbi jetën në protestat në Gaza

Zëdhënësi i Ministrisë së Shëndetësisë në Gaza, Eshref el-Kudra në një deklaratë për gazetarin e AA-së tha se ushtria izraelite ka ndërhyrë ndaj protestuesve në kufi të qytetit Han Junus, në jug të Gazës.

Ai bëri të ditur se këtu ka humbur jetën 30 vjeçari palestinez Mahmud el-Mısri, i cili është goditur me një plumb. Ai shtoi se gjithsej 34 persona të tjerë janë plagosur si pasojë e ndërhyrjeve, ku 8 prej tyre janë nga kufiri verior dhe 17 nga pjesa lindore e i Rripit të Gazës, 1 nga lindja e qytetit Rafah dhe 8 nga pjesa lindore e qytetit Han Junus.

Të gjitha grupet palestineze në Gaza, duke filluar nga Hamasi, kishin bërë thirrje për organizimin e protestave kundër vendimit të SHBA-ve për Jerusalemin.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu