Gazeta “Dnevnik” sërish merret me të fortin e Gostivarit

Gazeta maqedonase proqeveritare “Dnevnik” në numrin e saj të së hënës, duke kometuar takimin e fundit të BDI-së në Reçicë të Vogël, në fund nuk e lë pa e përmend nënkryetarin dhe njëherit kryetarin e Komunës së Gostivarit, Nevzat Bejta, transmeton FLAKA.

Edhe pse “Dnevnik” nuk shkruan asgjë negative për Bejtën por, kritikonë ashpër mundësinë e tërheqjes së ministrave të BDI-së nga qeveria teknike.

Pjesa në të cilën i kushtohet kryetarit të komunës së Gostivarit, fillon me nëntitulin: ”Bejta kërkon zgjidhje për mandatin e kryetarëve të komunave”.

Kryetari i Komuës së Gostivarit dhe nënkryetari i BDI-së, Nevzat Bejta, shkruan “Dnevnik”, ‘kërkon Qeveria, Kuvendi dhe BNJVL të gjejnë zgjidhje për mandatet e kryetarëve të komunave”.

Gazeta në asnjë moment nuk citon se nga ku e ka marrë këtë deklaratë të Bejtës, as nëse ata vetë kanë kërkuar nga Bejta prononcim.

“Do të dërgojmë kërkesë deri te Qeveria, Kuvendi dhe BNJVL të gjejnë zgjidhje sesi të funksionojnë kryetarët e komunave pas skadimit të mandatit sepse janë shkelur të gjitha afatet për zgjedhjet lokale që të mbahen në mes të majit. Ata institucione duhet të sjellin vendim nëse mandati i kryetarëve të komunave mbaron në maj ose zgjat deri në zgjedhje të kryetarëve të rinjë. Nëse u mbaron mandati, do të emërohen persona të cilët do të drejtojnë me komunat deri në zgjedhjet lokale ose do tu vazhdohet mandati deri në zgjedhje krerëve aktual të komunave. Më së miri është Qeveria të sjellë vendim t’u vazhdohet mandati kryetarëve të komunave që të mos bllokohet i tërë pushteti lokal”, sjellë kështu “Dnevnik” deklaratën e Bejtës, për të cilën nuk dihet se ku e ka bërë dhe për kë.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu