Gazeta gjermane: Erdogani po kërcënon Greqinë me luftë

Erdogan kërcënon Greqinë me luftë”, ky është titulli i gazetës gjermane Bild. Në një artikull dedikuar marrëdhënieve të tensionuara Turqi-Greqi, gazeta gjermane shkruan se mosmarrëveshjet e vazhdueshme midis dy vendeve janë agravuar për çështjen e ishujve dhe shkeljeve territoriale, për të cilat dy Ankaraja dhe Athina akuzojnë njëra-tjetrën.

Sipas artikullit Turqia akuzon Greqinë për shkelje të traktateve ndërkombëtare që rregullojnë kufijtë e dy vendeve duke vendosur ushtrinë në ishuj. Greqia, nga ana tjetër, vë në dukje kërcënimet turke që kërkojnë praninë ushtarake në kufirin e saj lindor.

Gazeta gjermane citon fjalët e presidentit turk të bëra gjatë fundjavës gjatë një daljeje publike në Samsuda në Detin e Zi, ku Erdogan shprehu zemërim ndaj manovrave ushtarake greke javën e kaluar.

“Greqia ashtu si Turqia anëtare e NATO-s duhet “të shikojë historinë” dhe të mos vazhdojë më tej, përndryshe do të paguajë një “çmim të lartë”, tha presidenti turk.

”Kërcënimi i Erdoganit ndaj Greqisë shkon përtej fushatës së tij me bazë zgjedhore”, shkruan gazeta gjermane Tagesspiegel .

Presidenti i Turqisë për herë të parë vë në pikëpyetje sovranitetin grek mbi ishujt e Egjeut. Ky është një hap përpara në fushatën e tij zgjedhore”, shkruhet në gazetë.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu