Gazetari i “Alsat M” Vasko Popetrevski, ka pasur mysafir në studio ministrin e brendshëm, Oliver Spasovski, njëherit funksionar i lartë i LSDM-së. Spasovski ka akuzuar Lëvizjen Besa dhe Aleancën për Shqiptarët se po përkrahin VMRO-DPMNE-në, po ka mbetur pa fjalë kur gazetari e ka pyetur nëse ka argumente. Spasovski përgjigjet thjeshtë se ka dëgjuar “muhabete” të tilla nga disa njerëz.
Gazetari Popetrevski e ndërpreu me konstatimin:
“Ka një kontratezë, e ajo është se ju i keni mbyllur sytë para krimeve të BDI-së dhe se me koalicionin Aleanca-Besa, votuesit shqiptarë po tentojnë të marrin drejtësinë në dorë, për atë që ju nuk e keni bërë, sepse të rikujtojmë se edhe ju para se të vini në pushtet flisni për dytë këqija: VMRO-DPMNE dhe BDI”, i ndërhyn gazetari.
Përgjigja e Spasovskit ishte se qeveria do t’i arrestojë të gjithë në BDI që kanë bërë krime.










