Gazetari: Rrëmbimi i policëve, hakmarrje e Vuçiç ndaj Albin Kurtit

Gazetari Muharrem Kafexhiu është shprehur se rrëmbimi i policëve të Kosovës nga forcat serbe është një hakmarrje e presidentit serb Aleksandër Vuçiç, ndaj kryeministrit të Kosovës Albin Kurti.

I ftuar në emisionin “Good Morning Albanians” në Euronews Albania, ai shtoi se ndërkombëtarët kanë qenë më neutralë se sa duhet në lidhje me këtë çështje.

“Ka shumë raste që mendohet se dhe rrëmbimi i policëve është bërë politikisht. Mendojmë se është hakmarrje e Vuçiç ndaj Kurtit. Ne fakt ndërkombëtarët kanë qenë më neutralë se sa duhet. Fillimisht u mbështetën zgjedhjet, më pas rezultatet por jo ushtrimi i detyrës. Autoritetet europiane kanë hedhur kritika ndaj Kurtit për mosdëgjim. Ai nuk ka mundësi të bëjë asgjë jo-ligjore”- tha ai.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu