Geoana: Rusia mund ta destabilizojë Ballkanin Perëndimor

Zëvendëssekretari i NATO-s, Mircea Geoana, deklaroi të enjten, se pas luftës së nisur në Ukrainë, Rusia mund ta destabilizojë rajonin dhe Ballkanin Perëndimor, duke përdorur instrumente të shumëfishta.

Ai deklaroi të enjten në Interaktiv të KTV-së, se Rusia është lojtare “malinje”, që mund të çojë në një destabilizim të mundshëm, ndonëse sipas Geoanas, NATO së bashku me aleatët, është vigjilente.

“Kështu që, kjo është arsyeja pse ne jemi shumë vigjilentë, ne punojmë me aleatët dhe partnerët në rajon për të luftuar dezinformatat, duke qenë të kujdesshëm për t’i vëzhguar ato, dhe natyrisht të sigurohemi se prezenca dhe bashkëpunimi ynë me BE-në, pra bashkëpunimi NATO-BE, është thelbësor”, deklaroi zv.sekretari i NATO-s në intervistë ekskluzive për KTV-në.

Geoana theksoi se NATO ka bashkëpunim edhe me Bashkimin Evropian, për të dërguar mesazhe se përpjekjet për destabilizim nuk do të kenë sukses.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu