Georgina Rodriguez mahnit në tapetin e kuq, shfaqet e veshur me shami në Arabinë Saudite

Georgina Rodriguez mahniti në tapetin e kuq të çmimeve “Joy Aëards” në Arabinë Saudite. Spanjollja po përshtatet me jetën në “atdheun” e saj të ri pasi partneri i saj Cristiano Ronaldo luan për Al Nasr.

Georgina ka treguar simpatinë e saj për Arabinë Saudite dhe tashmë ka bërë ndryshime në stilin e saj. Kjo u reflektua në veshjen e saj për këtë event pasi vendosi të vishte një fustan të gjatë.

Pamja e saj modeste shoqërohej me një shami, një veshje tradicionale e veshur nga gratë në Arabinë Saudite. Ajo dukej shkëlqyese e veshur me një palë vathë të mëdhenj dhe një gjerdan teksa pozonte para kamerës në tapetin e kuq.

Video:

@la_misse_swiss Replying to @myluvenhypen Georgina is adopting muslim culture by covering her hair Mashaallah #saudiarabia🇸🇦 #georginarodriguez #joyawards ♬ original sound – farhiya//فتحية


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu