Gerovski: Priten ‘bomba’ të reja me përmasa atomike

Fushata e deritanishme politike nuk nxori në shesh çështjet prioritare të qytetarëve, pasi partitë politike vazhdojnë të luajnë me kartën e nacionalizmit por jo me ofertat kyçe për zgjidhjen e nevojave elementare të qytetarë. Kështu vlerësojnë analisti Sefer Tahiri dhe gazetari Branko Gerovski, duke komentuar fushatën e deritanishme të partive politike. Madje, sipas gazetarit Gerovski, befasitë kyçe tek do të pasojnë. Ai potencon se në ditët në vijim do të ketë befasi në aspeket të pubikimit të bombave të reja, të cilat do të zbulojnë njohuri më të reja të cilat në mënyrë më dramatike do ta ndryshojnë perceptimin e njerëzve për atë se sa vlen njëra palë ose sa vlen pala tjetër.

“E flas atë që e dëgjoj në koloare, por gjithashtu duhet të dihet se në parim kartat janë të ndara, se njerëzit janë përcaktuar se për kë do të votojnë dhe a do të votojnë, dhe nëse planifikohen befasi dramatike atëherë ata me të vërtetë duhet të shkaktojnë një nxitje të madhe, që do të thonë nëse presim bomba, të shprehem në këtë mënyrë, atëherë ato duhet të jenë siç thonë, bomba nukleare, me forcë të madhe shkatërruese që tërësisht ta ndryshojnë fotografinë e disa politikanëve në garën zgjedhore”, ka deklaruar gazetari Branko Gerovski.

Gazetari Branko Gerovski thotë se ende nuk e dinë nëse ka arsenal të këtillë në të dy palët gjë e cila pritet të kuptohet ditët në vijim.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu