Gjashtë vendet evropiane që ofrojnë pagat më të larta?

Paga mesatare vjetore për një të punësuar në Bashkimin Evropian në vitin 2024 ishte 39.808 euro, por dallimet mes vendeve mbeten të thella, tregojnë të dhënat më të fundit.

Luksemburgu kryeson listën me një pagë mesatare prej 82.969 eurosh, mbi pesë herë më e lartë se ajo e Bullgarisë, ku paga mesatare vjetore është 15.387 euro.

Përveç Luksemburgut, edhe Danimarka, Irlanda, Belgjika, Austria dhe Gjermania regjistrojnë paga mesatare mbi 50.000 euro.

Në anën tjetër, Kroacia mbetet nën mesataren e BE-së, me 23.446 euro në vit, ndërsa Bullgaria, Greqia dhe Hungaria renditen në fund të tabelës, me paga mesatare vjetore nën 20.000 euro.

Të dhënat konfirmojnë një ndarje të qartë ekonomike, me paga më të larta në Evropën Perëndimore dhe Veriore dhe dukshëm më të ulëta në Lindje dhe Juglindje të kontinentit./INA/


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu