Gjashtëmbëdhjetë vite burg për shqiptarin me 93 kilogramë kokainë

Gjykatësi italian Emilio Schönsberg, të hënën i ka shqiptuar gjshtëmbëdhjetë vite dënim me burg shqiptarit, të cilin në muajin janar të vitit të kaluar, policia italiane e kishte arrestuar me 93 kilogramë rekord të kokainës në bagazhin e veturës së tij.

Në janar të vitit të kaluar, në pikëpagesën rrugore në Sterzing të Italisë, ishte zbuluar një sasi rekorde e kokainës, gjithsej 93 kilogramë. Të hënën, njëri nga korrierët është dënuar me 16 vite burg. Shqiptari 42-vjeçar A.M. deri më tani ka qenë në paraburgim, ndërsa edhe më tej do të qëndrojë prapa grilave, shkruan „Stol.it“, përcjellë „Shtegu.com“. Vendimi gjyqësor nuk është i plotfuqishëm.

Seanca gjyqësore për bashkudhëtarin dhe bashkëpunëtorin e dyshuar të tij, E.G. (36) do të fillojë në muajin tetor të këtij viti, por ai ende është i pakapshëm për organet e drejtësisë.
Ai kishte deklaruar se nuk ka pasur njohuri për drogën. Në muajin shkurt të vitit të kaluar, Gjykata italiane e kishte lënë të lirë, që atëbotë shkaktoi reagime të ashpra në opinion.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu